Kryeministri i Kinës Li Keqiang takoi të enjten në Pekin homologun nga Sri Lanka, Ranil Wickremesinghe, i cili ndodhet në këtu për një vizitë dyditore.
Gjatë takimit, Li Keqiang përshëndeti miqësinë e thellë, duke nënvizuar se marrëdhëniet dypalëshe i rezistuan provës së kohës.
"Sri Lanka ka qenë vazhdimisht një vend mik. Zoti Wickremesinghe, një udhëheqës i lartë, ka punuar për nxitjen e marrëdhënieve midis dy vendeve tona. Kjo vizitë do të ndihmojë për të nxitur edhe më tej partneritetin e gjithanshëm strategjik si dhe besoj se do të sjellë gjallëri të re në marrëdhëniet dypalëshe."
Li shtoi se Kina është e gatshme të punojnë më Sri Lankan për të nxitur përparimin e projektit të portit të Colombos. Muajin e kaluar, autoritetet e Sri Lankas e njoftuan investuesin kinez për rifillimin e punimeve.
Kryeministri bëri gjithashtu thirrje për përshpejtimin e bisedimeve për portin e Hambantota-s në jug të vendit. (Leftion Peristeri)