Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov është takuar me presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev për të diskutuar mbi një zgjidhje politike të konfliktit për Nagorno-Karabakun.
Aliyev tha se pala azerbajxhanase do të nxitë bisedimet paqësore me armenët.
Rusia ka luajtur rol aktiv në përpjekjet për t'i dhënë fund konfliktit në Nagorno-Karabak.
Rajoni iu dha Azerbajxhanit pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, por pjesa më e madhe e banorëve të tij janë armenë.
Një armëpushim i vitit 1994 u prish fundjavën e kaluar, kur ushtria azerbajxhanase dhe separatistët e mbështetur nga Armenia shkëmbyen zjarr, duke lënë dhjetëra të vdekur, përpara rivendosjes së armëpushimit të martën.