Rusia do të garantojë paqen dhe stabilitetin e rajonit Nagorno-Karabakh-ut, tha të enjten kryeministri rus Dmitri Medvedev që ndodhet për vizitë në Armeni.
Në një konferencë shtypi pas bisedimeve me homologun e tij të armen Ovik Abramyan, Medvedev tha se Rusia do të ruajë rolin pozitiv në Grupin e Minskut dhe OSBE. Ai shpresoi se Armenia dhe Azerbaixhani do të zbatojnë marrëveshjen e armëpushimit dhe do t'i zgjidhin divergjencat në rrugë diplomatike.
Kryeministri armen Ovik Abramyan tha se vendi i tij do të zbatojë rreptësisht marrëveshjen e armëpushimit në rajonin e Nagorno-Karabakh-ut, për të garantuar zgjidhjen e konfliktit në mënyrë paqësore.
Rajoni i Nagorno-Karabakh-ut ndodhet në jugperëndim të Azerbaixhanit dhe ka shumicë armene. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, mes Azerbaixhanit dhe Armenisë shpërtheu lufta për kontrollin e rajonit. Armenia e pushtoi rajonin dhe disa pozicione periferike që kontrolloheshin nga Azerbaixhani.
Në vitin 1994, të dy vendet kanë nënshkruan marrëveshjen e armëpushimit, por ato vazhdojnë të mbajnë një qëndrim armiqësor ndaj njëri tjetrit për problemin e Nagorno-Karabakh-ut. (Xu Guang/Leftion Peristeri)