Këshilli i Rajonit të Epirit, në Greqinë Veriore, ka shpallur konkurrimin për këshillim teknik dhe studimin mbi zhvillimin e ndërtimit të rrjetit hekurudhor mes këtij rajoni dhe Shqipërisë.
Mediat greke njoftojnë se nuk ende një interesim nga hekurudhat shqiptare për këtë projekt, por mes dy vendeve vitet e fundit ka pasur vullnet pozitiv në këtë drejtim.
Sipas zyrtarëve të Prefekturës së Janinës, komiteti i përbashkët Shqipëri – Greqi, në parim, e ka miratuar këtë projekt dhe mbetet të hidhen hapa konkretë për realizimin e tij. Pak vite më parë në nivele teknike në kuadër të rrjeteve hekurudhore ishte diskutuar edhe lidhja e Pogradecit dhe Korçës, në anën shqiptare, me zonën e Kozanit dhe më tej Selanikut, në anën greke përmes rrjetit hekurudhor.
Ndërsa Greqia ka sot një sektor efikas të transportit hekurudhor, në Shqipëri ky sektor ka degraduar dhe aktualisht ndodhet në një krizë të thellë, gati në ndërprerje të plotë. (Leftion Peristeri)