PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Prokurorët belgë japin të dhëna për të dyshuarin e paidentifikuar të sulmeve
2016-04-08 09:37:46 CRI Komenti juaj Printoni

Prokurorët belgë kanë lëshuar një apel publik për çdo informacion që lidhet me të dyshuarin e tretë si autor të shpërthimeve në Aeroportin e Brukselit, ku humbën jetën 16 vetë. Prokurori Federal i Belgjikës Eric Van der Sypt tha se autoritetet u bëjnë thirrje kryesisht njerëzve që mund të kenë filmuar apo fotografuar këtë të dyshuar.

Personi i përshkruar nga prokurori belg është parë me sulmuesin vetëvrasës në sulmet e 22 marsit. Fotot e paraqesin atë duke u larguar në këmbë nga aeroporti, në afërsi të qytezës Zaventem dhe më pas në Bruksel, ku kanë humbur gjurmët e tij.

Në të njejtën ditë një shpërthim i mëvonshëm në stacionin e metrosë Maelbeek të Brukselit shkaktoi vdekjen e 16 vetëve. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China