Në raportet e fundit mendohet se Shteti Islamik ka masakruar 175 punëtorët e rrëmbyer në afërsi të kryeqytetit sirian Damask.
Thuhet se viktimat janë ndër 300 punëtorët e marrë peng nga militantët, në një fabrikë çimentoje në fillim të kësaj jave.
Vendnodhja ku punëtorët u rrëmbyen ndodhet në qendër të fushbetejës mes grupeve xhihadiste dhe ushtrisë siriane.
Autoritetet siriane thanë se po përpiqen të shpëtojnë pengjet e mbijetuara. (Wang Lei)