PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina: nuk duhet të futen probleme të debatueshme në G7
2016-04-08 20:26:42 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi dhe homologu i tij gjerman Frank-Walter Steinmeier dhanë një konferencë shtypi të përbashkët pas raundit të dytë të dialogut strategjik kino-gjerman mbi diplomacinë dhe sigurinë.

Duke iu përgjigjur pyetjes rreth marrëdhënieve midis G20-ës dhe G7-ës, kreu i diplomacisë kineze tha se G20-ta përfshin vendet kryesore të zhvilluara dhe ato në zhvillim, ku vëllimi i përgjithshëm ekonomik dhe tregtarë i këtyre vendeve zë mbi 80% të vëllimit ekonomik botëror. Krahasuar me makanizmat e tjera, G20-ta ka më shumë përfaqësi dhe mund të pasqyrojë mendimet e përbashkëta të komunitetit ndërkombëtar. Aktualisht, G20-ta është platforma më e rëndësishme për sistemimin dhe bashkëpunimin global sot. Si organizatori i sivjetshëm i G20-ës, Kina është e gatshme të përpiqet së bashku me anëtarët e tjerë për të nxitur suksesin e Samitit në Hangzhou dhe për të hartuar projektin për rimëkëmbjen e ekonomisë botërore dhe për zgjidhjen e problemeve kryesore.

Wang Yi tha para thirrjes së Samitit të G20-ës, se do të zhvillohet edhe takimi i liderëve të G7-ës. Shpresojmë se G7, ashtu si G20, do të fokusohet te temat ekonomike dhe ato të zhvillimit, që janë në interes të vendeve të ndryshme. Nëse disa vende, nisur nga qëllimi politik do të lejohen të futen në mbledhjen e G7-ës, problemet e mbetura nga historia, problemet territoriale dhe ato të sovranitetit, që do të ndikojnë mbi stabilitetin e situatës në rajon dhe nuk do të jenë në ndihmë për zgjidhjen e problemve. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China