Disa rregulla të reja në Kinë janë hartuar me qëllim për të mbrojtur informatorët.
Sipas këtyre rregullave, raportet mbi zyrtarët e korruptuar dhe krimet mund të dëgjohen vetëm nga një personel i përcaktuar.
Informacioni do të ruhet në kompjutera të mbrojtur me fjalëkalim.
Raportet me anë të telefonit ose internetit mund të merren vetëm nëpërmjet linjave të caktuara dhe faqeve të internetit.
Gjithashtu sipas rregullave të reja, hakmarrja ndaj informatorëve njihet si vepër penale.
Informatorët do të shpërblehen në bazë të rëndësisë së informacionit dhe dëshmisë që ata japin.(Raela)