Blerjet me pakicë online të artikujve të huaj nuk klasifikohen më si pako poste, të cilat gëzojnë një normë të ulët tatimore.
Ata tani do të tatohen njësoj si çdo mall tjetër i importuar.
Zhang Bin, drejtor i Akademisë Kineze të Shkencave Sociale në Institutin Tatimorë, thotë se politika e re thjesht po krijon barazi.
"Një shitës vendas duhet të paguajë 17 për qind taksa me vlerë të shtuar. Por një shitës me pakicë i cili importonte mallrat me anë të internetit kishte për të paguar vetëm 10 për qind. Kjo nuk ishte e drejtë. Politika e re thjeshtë po krijon një fushë të barabartë."
Politika e re ka për qëllim kryesisht shitësit në Kinë.
Individët të cilët blejnë produkte në internet jashtë shtetit do të vazhdojnë të paguajnë taksa më të ulëta për blerjet individuale, me kusht që ata nuk do të kalojnë vlerën prej 20 mijë juanë në vit.
Blerjet përtej kësaj vlere do të tatohen të plota.(Raela)