PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Alibaba lançon aplikacionin "Alipay" në Europë
2016-04-08 18:39:50 CRI Komenti juaj Printoni

Kompania gjigante kineze e shitjeve online Alibaba po nis shërbimin e saj të pagesave me anë të një aplikacioni në celular të quajtur "Alipay" edhe në Europë.

konsumatorët kinezë do të jenë në gjendje të përdorin këtë aplikacion në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Francë dhe Itali, qysh nga kjo verë.

Kjo nismë shënon shtrirje më të madhe të Alipay jashtë Azisë, deri më tani.

Alipay do të nisë gjërësisht partneritetin me Wirecard, i cili është një procesor i madh europian.

Pasi ky shërbim të vihet në dispozicion në Europë, përdoruesit mund të paguajnë duke paraqitur një barkod në aplikacionin "Alipay Wallet", ku tregtari mund t'a skanojë lehtësisht.

Alipay është parashikuar të fitojë popullaritet në Europë falë potencialit të tij për rritjen e blerjeve nga turistët kinezë.

Të dhënat nga Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimeve tregojnë se turistët kinezë kanë shpenzuar rreth 215 miliardë dollarë amerikanë jashtë vendit vitin e kaluar, ose u rrit 53 përqind se shifra e vitit 2014.

Alibaba ka deklaruar se aplikacioni Alipay është përdorur nga 120 milionë përdorues jashtë vendit, vitin e kaluar.

Ky shërbim tani ka arritur në 170 milion transaksione në ditë në të gjithë botën.(Raela)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China