Një zyrtar i qeverisë kanadeze u shpreh ditët e fundit se Kanadaja mund të anëtarësohet në Bankën Aziatike të Investimeve Infrastrukturore (BAII). Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lu Kang u shpreh lidhur me këtë në një konferencë shtypi se pala kineze mirëpret zgjerimin dhe zhvillimin e BAII-së.
Sipas ministres së Tregtisë Ndërkombëtare të Kanadasë Chrystia Freeland, mospranimi nga qeveria e Harper-it për të marrë pjesë në BAII ka bërë që Kanadaja të humbasë statusin e vendit anëtar themelues të BAII-së, por tani Kanada mund të anëtarësohet në BAII.
Duke komentuar lidhur me këtë, Lu Kang tha se BAII-ja është një institucion i hapur dhe gjithëpërfshirës shumëpalësh, që do të pranojë vendet e reja anëtare sipas marrëveshjes përkatëse. (Xu Guang)