Bashkimi Afrikan dhe shumë vende afrikane u shprehën kohët e fundit se ndikimi i fenomenit "El Ninjo" po zgjerohet dita-ditës dhe i bënë thirrje bashkësisë ndërkombëtare t'i ofrojë Afrikës ndihmë urgjente. Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lu Kang u shpreh të enjten se pala kineze nxit mbajtjen e premtimit për dhënien e ndihmës urgjente në drithëra me një vlerë prej 1 miliard juanësh, duke lehtësuar vështirësitë e vendeve afrikane përkatëse.
Lu Kang u shpreh në të njëjtën kohë se, përveç ndihmës urgjente në drithëra, pala kineze po e ndihmon Afrikën për zhvillimin e bujqësisë dhe ndërtimin e një sistemi të sigurimit të drithërave. (Xu Guang)