Zyrtarët e Universitetit prestigjioz Jiaotong të Shangait shpresojnë të krijojnë një version të shekullit 21 të garës së famshme me barka me rrema Oxbridge.
Universiteti ka hapur një kanal 800 metra të gjatë, që do të përdoret për stërvitje.
Zyrtarët e Jiaotong-ut u kanë dërguar ftesa edhe shkollave të tjera të marrin pjesë.
Garat me barka me rrema në universitetet kineze janë në fillesat e tyre.
Universiti i Pekinit e Universiti Tsinghua nisën një garë në Pekin në vitin 1998.
Universitetet e Oksfordit dhe Kembrixhit e zhvillojnë garën e tyre vjetore në lumin Tamiz në Londër që prej vitit 1829. Kjo garë cilësohet një ndër ngjarjet sportive më të vjetra në botë.