PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
OBSH thirrje për veprime globale kundër diabetit
2016-04-07 16:42:08 CRI Komenti juaj Printoni
Fjalë kyçe: 糖尿病---Táng niào bìng---Diabet

7 prilli është dita botërore e shëndetësisë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka caktuar si temë të këtij viti: "Të ruhet shëndeti : Të mposhtim diabetin". Të mërkurën OBSH-ja publikoi raportin e parë global të diabetit, ku vihet në dukje se mbipesha është shkaku më kryesor i kësaj sëmundje. OBSH-ja u bën thirrje vendeve të ndryshme të ndërmarrin veprime aktive ndaj diabetit, posaçërisht për parandalimin e kësaj sëmundjeje.

Diabeti është një sëmundje kronike. Sipas të dhënave statistikore të OBSH-së, gjatë dekadave të fundit, numri i pacientëve me diabet dhe përqindja e tyre janë në rritje të qëndrueshme. Në vendet me të ardhura të ulta dhe të mesme, përqindja e njerëzve me diabet është rritur më shumë se në vendet me të ardhura të larta. Në vitin 2014, numri i njerëzve me diabet në mbarë botën arriti në 8.5% të popullsisë botërore, ndërsa në vitin 1980, ai ishte vetëm 4.7%.

Drejtori i Departamentit të sëmundjeve jongjitëse i OBSH-së Etienne Krug tha se përfundimi kryesor në raportin global të diabetit është që në mbarë botën, numri i njerëzve me diabet është në rritje të pandërprerë.

"Sipas raportit, numri i pacientëve me diabet rritet pandërprerë. Në vitin 1980, në mbarë botën kishte 108 milionë diabetikë, ndërsa tani numri i tyre ka arritur në 422 milionë, 4 herë më shumë se më parë," thotë Krug.

Diabeti shfaqet në tre tipe kryesore, diabeti i llojit A dhe ai i llojit B që shfaqet zakonisht gjatë periudhës së shtatzanisë. Diabeti i llojit A nuk ka një shkak të përcaktuar dhe diabetikët e këtij lloji bëjnë çdo ditë injeksionin me insulinë. Ndërsa diabeti i llojit B prek njerëz mbipeshë ose që kanë një jetë sedentare. Ndaj ky lloj diabeti mund të parandalohet. Lidhur me këtë Krug thotë se :

"Së pari duhet të përqëndrohemi te parandalimi. Ne e dimë që shumica e pacientëve janë me diabet të llojit B dhe ai mund të parandalohet, sepse shkaku kryesor është mbipesha."

Në të kaluarën, njerëzit e quanin diabetin si sëmundje e të pasurve. Sipas raportit të fundit të OBSH-së, diabeti tani ka 2 prirje të reja: rritje e shpejtë në vendet me të ardhura të ulta dhe të mesme; sëmundja prek njerëz me moshë më të re, madje adoleshentë dhe fëmijë. Duke u ndalur në këtë çeshtje, Krug tregon disa masa parandaluese ndaj diabetit.

"Ne mund të parandalojmë diabetin me disa politika të posaçme. Të nxitim ushqyerjen e foshnjave me gji, konsumimin e ushqimeve sa më të shëndetshme te fëmijët, pakësimin e ushqimeve të yndyrshme dhe sheqerit. Krahas këtyre, duhet të shtohen veprimtaritë sportive dhe të krijohet një mjedis sa më i shëndetshëm pune dhe studimi, si dhe të nxiten njerëzit për veprimtari sportive. Gjatë planifikimit urban, duhet të marrim parasysh krijimin e hapësirave të nevojshme për të nxitur qytetarët të ecin sa më shumë në këmbë ose me biçikletë gjatë lëvizjeve të tyre ditore ," thotë Krug, drejtori i Departamentit të sëmundjeve jongjitëse të OBSH-së.

(Jiang Lei/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China