Presidenti zviceran Johann Schneider-Ammann do të bëjë një vizitë shtetërore në Kinë nga e enjtja deri të shtunën me ftesë të presidentit kinez Xi Jinping.
Para nisjes për në Kinë ai u shpreh se Zvicra dhe Kina do të forcojnë bashkëpunimin në ekonomi dhe shkencë.
"Qëllimi kryesor i vizitës është forcimi i marrëdhënieve në fushën ekonomike dhe shkencë", tha presidenti zviceran, duke shtuar se Zvicra po merr pjesë aktivisht në themelimin e Bankës Aziatike të Investimeve Infrastrukturore.
Kjo është vizita e parë në Kinë e Schneider-Ammann, pas zgjedhjes së tij si president në vitin 2015.(Raela)