Kapitali neto që shkon në ekonomitë në zhvillim është ngadalësuar që nga viti 2010, ndërkohë përmirësimi i politikave ka kufizuar dëmet, thotë Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Në pjesën e analizës së raportit 'Parashikimi i Ekonomisë Botërore,' Fondi shpjegon se rënia ka ndodhur nga ngushtimi i perspektivës së rritjes midis ekonomive në zhvillim dhe atyre të zhvilluara.
Rënia e tanishme është e ngjashme me atë që ndodhi në vitet 1980 dhe 1990 dhe që më pas u shoqërua me krizë borxhi.
Për "përmirësimi i kornizave të politikave (financiare/ekonomike)" ka sjellë një borxh të jashtëm në ekonomitë në zhvillim shumë të ulët, vëren FMN-ja në raportin "Parashikimi i Ekonomisë Botërore'. (Leftion Peristeri)