PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina ndryshon taksat për shitjen online me pakicë të mallrave të importuara
2016-04-07 09:27:45 CRI Komenti juaj Printoni

Pas datës 8 prill në Kinë hiqet politika pa taksa për shitjen online të mallrave me pakicë të importuara. Qeveria kineze ka njoftuar se ky ndryshim do të krijojë një mjedis të barabartë midis platformave të tregtisë online dhe shitësit dhe importuesit tradicionalë.

Ministria kineze e Financave ka vendosur që mallrat me pakicë të blera online të mos klasifikohen si "kolipostë", e cila gëzon një normë të ulët tatimi, krahasuar me mallrat e tjera të importit. Ndërkohë bëhet e ditur se blerja online jashtë vendit do të taksohen njësoj si mallrat e tjera të importit.

Pakotë në Kinë me mallra të importuara me vlerë më të ulët se 1 mijë yuanë, ose 154 dollarë, do të taksohen me një normë interesi prej 10%. Ndërkohë taksat nën 50 yuanë janë hequr.

Politika e re e taksave lejon një maksimum prej 2 mijë yuanë ose 300 dollarë, për një transaksion të vetëm jashtë kufirit dhe një maksimum prej 20 mijë yuanë për person në vit. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China