PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Brazil, votim për hetimin e presidentes
2016-04-06 21:21:39 CRI Komenti juaj Printoni

Një komitet legjislativ në Brazil do të votojë javën e ardhshme për të përcaktuar nëse do të ndiqen procedurat e paraqitjes së akuzës ndaj presidentes Dilma Rousseff.

Komiteti do të vendosë nëse Rousseff-i ka shkelur ligjin, duke fshehur deficitin masiv në buxhet para rizgjedhjes së saj në vitin 2014.

Rousseff tha se opozita po përpiqet të largojë nga detyra pa asnjë bazë ligjore:

"Unë mendoj se çdo përpjekje për të përdorur pretendimet se presidentja ka shkelur ligjet fiskale për të maskuar një boshllëk në buxhet si bazë për të kërkuar ndjekje penale, është një grusht shteti, është një grusht shteti, sepse nuk ka asnjë arsye ligjore."

Ndërkohë, Rousseff thotë se nuk ka në plan të bëjë ndryshime në kabinetin e saj përpara votimit.

Mbështetësit e presidentes i kanë kërkuar të bëjë ndryshime në administratë, që mund ta ndihmojnë të sigurojë mbështetjen politike për të cilën ka nevojë përpara votimit.

Rousseff ka qenë në qendër të protestave të mëdha kundër administratës së saj, e cila është akuzuar për keqmenaxhim të ekonomisë braziliane. (Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China