Një sondazh privat tregon se aktiviteti i biznesit në sektorin e shërbimeve në Kinë ka shënuar rritje të lehtë në mars, në kushtet e shtimit të kërkesës.
Treguesi i menaxherëve të blerjes "Caixin" për sektorin e shërbimeve në mars ka arritur në 52.2, nga 51.2 në shkurt.
Nëse kjo shifër është mbi 50, ajo tregon zgjerimin e aktivitetit ekonomik, kurse nën 50 tregon tkurrje. (Xu Guang)