Vula më e madhe perandorake e përdorur nga perandori kinez Kangxi është shitur në ankand në Hong-Kong për rreth 12 milionë dollarë amerikanë.
"Sotheby's" nuk ka bërë të ditur se cili është blerësi i vulës, po vetëm ka thënë se ai është nga Azia.
Nicolas Chow nga "Sotheby's" vë në dukje se 12 milion dollarë amerikanë është çmimi i tretë më i lartë i paguar ndonjëherë për një vulë perandorake kineze të shitur në ankand.
Vulat perandorake janë copa druri të gdhendur me emrin dhe titullin e perandorit, dhe janë përdorur për të shënuar dokumentet zyrtare të lëshuara nga gjykata.
Kangxi ka sunduar në Kinë për 61 vjet, nga 1661 në 1722, duke u bërë perandori më jetëgjatë në pushtet në historinë kineze.