PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Nansha, vihet në përdorim fari në Zhubi
2016-04-06 16:33:01 CRI Komenti juaj Printoni
Fjalë kyçe: 灯塔---Dēng tǎ---Far

Të martën, Ministria e Transportit e Kinës zhvilloi ceremoninë e përurimit të farit në shkëmbin nënujor Zhubi të Detit të Kinës Jugore. Përdorimi i këtij fari do të shtojë në mënyrë efikase nivelin e menaxhimit të lundrimit dhe të kërkimeve në këtë hapësirë detare.

Ndërtimi i farit në shkëmbin nënujor në Zhubi të Detit të Kinës Jugore filloi në tetor të vitit 2015. Fari pëbëhet nga një kullë betoni me bazë tetëkëndore, e cila simbolizon ndërthurjen e qiellit dhe tokës dhe të energjisë së fortë dhe të butë. Sipërfaqja e jashtme e farit është bardheblu, në përshtatje me mjedisin rrethues. Fari ka një gjatësi prej 55 metrash dhe është pajisur në majë të tij me një ndriçues vetërrotullues me diametër 4.5 metrash, që telekomandohet nga sistemi i navigacionit Beidou. Gjatë natës fari lëshon një dritë të bardhë, me një rreze 22 kilometra detare dhe koha e një rrotullimi është 5 sekonda. Përdorimi i farit në shkëmbin nënujor Zhubi do të shtojë në mënyrë efikase nivelin e menaxhimit të lundrimit si dhe kërkimet në këtë hapësirë detare. Lidhur me këtë zëvendësdrejtori i çështjeve detare pranë Ministrisë së Transportit të Kinës, Zheng Heping bëri të ditur:

"Për të shtuar aftësinë e lundrimit fari është pajisur me sistem automatik satelitor dhe një stacion me frekuencë VHF, të cilët mund tu ofrojnë shërbime anijeve gjatë lundrimit, por dhe informacione të ndryshme udhëtimi."

Deti i Kinës Jugore është një kanal i rëndësishëm detar që lidh Oqeanin Paqësor me atë Indian, si dhe një hapësirë e madhe peshkimi. Lundrimi në këtë zonë është mjaft i zhvilluar, ndonëse anijet përballen me një klimë disi të komplikuar. Për një kohë të gjatë, anijet që lundrojnë në ujërat e Detit të Kinës Jugore nuk kanë patur pajisje të mjaftueshme sigurie, ndihmë të menjëhershme në raste emergjence, apo mundësi të reagimit ndaj rrjedhjes së naftës në det, gjë që ka ndikuar në sigurinë e lundrimit detar, duke penguar zhvillimin ekonomik në këtë rajon.

Qysh nga maji i vitit 2015, Ministria e Transportit e Kinës filloi ndërtimin e farit të madh shumëfunksional në Detin e Kinës Jugore, duke shtuar ndërtimin e pajisjeve civile për lundrim dhe ato të kërkimit në rast emergjente në këtë hapësirë detare. Venia në funksionim e farit në shkëmbin nënujor Zhubi ka një rëndësi të madhe në ndërtimin e pajisjeve civile si dhe për garantimin e lundrimit në këtë rajon.

"Pas fareve në Huayang dhe Chigua, fari në Zhubi është tjetër pajisje shumëfunksionale në ujërat e Detit të Kinës Jugore. Kjo me siguri do të shtojë më tej sigurinë e lundrimit në Detin e Kinës Jugore," thotë Zheng Heping, zv/drejtori i çështjeve detare të Ministrisë së Transportit të Kinës.

Përdorimi i fareve në Huayang, Chigua dhe Zhubi do të shtojë dukshëm cilësinë e lundrimit dhe sigurinë e anijeve në Detin e Kinës Jugore. Krahas kësaj, këta fare krijojnë kushte të mira që Kina tu përgjigjet me efektivitet rasteve emergjente të kërkim-shpërtimit në det, parandalimit dhe pakësimit të fatkeqësive detare si dhe mbrojtjes së mjedisit detar.

(Jiang Lei/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China