PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë-Shqipëri, forcohen shkëmbimet në nivel vendor
2016-04-06 10:26:20 CRI Komenti juaj Printoni

Shkëmbimet mes pushtetit vendor midis Kinës dhe Shqipërisë po shtohen. Ditët e fundit, drejtues të qarqeve Shkodër dhe Tiranë si dhe kryebashkiakët e Durrësit dhe të Beratit morën pjesë në veprimtari të ndryshme shkëmbimesh të organizuara në Kinë, duke nisur kontaktet e sivjetme midis autoriteteve lokale të të dy vendeve.

Në shtator të vitit të kaluar, Shi Jichun, nënkryetar i organit konsultativ politik të provincës He'nan nënshkroi "Draft-marrëveshjen për Marrëdhënie Miqësore midis Provincës He'nan dhe Qarkut të Shkodrës". Ndërsa nga 6 deri më 10 prill, kryetarja e qarkut të Shkodrës Greta Bardeli do të vizitojë provincën He'nan ku do të jetë e pranishme në Panairin e Investimeve dhe të Tregtisë, si dhe do të nënshkruajë zyrtarisht marrëveshjen e sipërpërmendur.

Në gushtin e vitit të kaluar, Zheng Renhao, kryebashkiak i qytetit bregdetar Shantou gjatë vizitës në Shqipëri vizitoi dhe Durrësin, ku me homologët e tij diskutuan rreth bashkëpunimit miqësor ndërmjet dy qyteteve. Nga 28 marsi deri më 1 prill të këtij viti, kryebashkiaku i Durrësit Vangjushi Dako në krye të një delegacioni vizitoi qytetin Shantou ku u takua me homologun Zheng, me të cilin diskutoi për nxitjen e bashkëpunimit midis dy qyteteve. Dako u takua dhe me përfaqësues të sipërmarrjes vendëse, vizitoi portin dhe zonën eksperimentale ekonomike, duke kërkuar bashkëpunim midis dy porteve detare.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Beratit Petrit Sinaj nis më 6 prill një vizitë njëjavore në Kinë ku do të jetë i pranishëm në Festivalin e Bozhureve të qytetit Luoyang, ku dhe pritet të bisedojë me autoritetet vendore për lidhjen e marrëdhënieve miqësore midis Beratit dhe Luoyang, të provincës He'nan.

Në ceremoninë e përcjelljes së delegacioneve, ambasadorja kineze në Tiranë Jiang Yu tha se krijimi i lidhjeve miqësore midis provincave, qarqeve dhe qyteteve të Kinës dhe Shqipërisë do të shërbejë si një platformë për zgjerimin e bashkëpunimit konkret dhe të shkëmbimeve të përvojave të zhvillimit.

Ajo shprehu dëshirën që të dyja palët të kapin shansin për nxitjen e shkëmbimeve ekonomiko-tregtare. "Ambasada e Kinës do të vazhdojë të mbështesë kontaktet dhe bashkëpunimin me leverdi të ndërsjellë midis autoriteteve lokale, duke nxitur zhvillimin e gjithanshëm, të thellë dhe afatgjatë të marrëdhënieve dypalëshe", theksoi ambasadorja Jiang.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China