Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Hong Lei tha se Kina mbështet Këshillin në rolin e tij kyç për përfundimin e luftrave dhe ruajtjen e paqes.
Ai shtoi se Kina do të mbajë kontakte dhe koordinim të ngushtë me vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit për ndërtimin e një procesi më transparent dhe efikas.
Këshilli do të mbajë tre debate të hapur mbi çështjen Palestinë-Izrael, luftën kundër terrorizmit dhe piraterisë në Gjirin e Guinesë.
Presidenca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së caktohet në bazë mujore në mesin e 15 anëtareve bazuar në emrat e vendeve sipas rendit alfabetik. (Albana)