Qeveria e vetëshpallur e Libisë në Tripoli vendosi të japë dorëheqjen të martën, thuhet në një deklaratë.
Kjo erdhi më pak se një javë pas hyrjes së qeverisë që mbështetet nga OKB-ja në kryeqytetinTripoli.
"Pas kësaj, ne nuk jemi më përgjegjës për zhvillimet që mund të ndodhin në të ardhmen," thuhet në deklaratë.
Aty shtohet gjithashtu se qeveria po tërhiqet "për interesat dhe shpëtimin e jetëve të libianëve dhe për të shmangur luftën e mëtejshme në kryeqytet."
Qeveria e re me në krye Fayez Serraj hyri në Tripoli të mërkurën. Qeveria e Tripolit refuzoi qeverinë e bashkimit kombëtar dhe shpalli "gjendjen e jashtëzakonshme në vend" pas deklaratave të Serraj se kabineti i tij do të hyjë në Tripoli dhe do të marrë pushtetin. (Albana)