Kina ka bërë të ditur embargon e disa import-eksporteve me Korenë e Veriut.
Kina do të ndalojë importimin e qymyrgurit, hekurit, arit, metaleve të rralla dhe disa minerale të tjera të papërpunuara nga Koreja e Veriut.
Po ashtu, Kina nuk do të lejojë eksportimin e karburantit për aviacionin në Korenë e Veriut.
Ministria e Tregtisë e Kinës njoftoi të martën se ndalimet, që hyjnë në fuqi menjëherë, pasojnë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Në deklaratë bëhet e ditur se lejohet importimi i qymyrgurit, hekurit dhe xeherorëve të tij nga Koreja e Veriut për përdorim civil, por çdo tregti lidhur me programet bërthamore ose raketore të Koresë së Veriut është i ndaluar.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi një rezolutë muajin e kaluar në përgjigje të programit bërthamor dhe atij raketor të Phenianit.