Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi ka arritur të martën në Mianmar për vizitën e parë të tij në këtë vend, pas formimit të qeverisë së re.
Wang është gjithashtu ministri i parë i jashtëm që viziton Mianmarin pas formimit të qeverisë së re më 30 mars.
Kryediplomati kinez do të takohet me homologen e vet mianmarase Aung San Suu Kyi.
Sipas statistikave zyrtare, Mianmari tërhoqi investime të huaja prej afro 90 miliardë dollarësh amerikane në vitin fiskal 2015-2016 që përfundoi në mars. Kina renditet e dyta nga investitorët e huaj në këtë vend, pas Singaporit. (Xu Guang/Artan Goga)