Militantët e Shtetit Islamik njoftohet se hodhën të martën disa predha me iprit kundër pozicioneve të ushtrisë siriane në provincën lindore Deir el-Zour.
Agjencia shtetërore e lajmeve SANA bën të ditur se predhat me gazin helmues goditën pozicionet e ushtrisë pranë bazës ajrore Deir al-Zour.
Ndërkohë, televizioni panarab "Al-Mayadeen" tha se disa ushtarë janë mbytur si pasojë e sulmit me gaz.
Sulmi është pjesë e përpjekjeve të përsëritura të grupit terrorist për të sulmuar bazën ajrore, një nga pozicionet e fundit ushtarake nën kontrollin e qeverisë siriane në provincën e pasur me naftë afër Irakut.
SANA tha të hënën se forcat siriane kanë sprapsur një ofensivë në shkallë të gjerë të IS-it në bazë. (Artan Goga)