I dërguari japonez dhe ai kinez për çështjet koreane u takuan të martën në Tokio për të diskutuar mbi përgjigjet ndaj programeve raketore të Koresë së Veriut.
Përfaqësuesi i posaçëm i Kinës për çështjet koreane Wu Dawei tha:
"Sot ne shkëmbyem sinqerisht dhe thellësisht mendime me palën japoneze mbi temat e denuklearizimit, paqes dhe stabilitetit në Gadishullin Korean dhe rifillimin e bisedimeve gjashtëpalëshe sipas parimeve të deklaratës së përbashkët të 19 shtatorit. Ne gjithashtu shkëmbyem sinqerisht dhe thellësisht mendime mbi zbatimin e plotë dhe të gjithanshëm të Rezolutës 2270 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Pala kineze dhe pala japoneze ranë dakord për të ruajtur komunikimin dhe bashkërendimin e ngushtë në çështjet e mësipërme. "
Kjo është vizita e parë e Wu Dawei-t në Japoni gjatë qeverisjes së kryeministrit Shinzo Abe.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi njëzëri më 2 mars rezolutën 2270, që përfshin një varg sanksionesh të ashpra ndaj Koresë së Veriut për provat bërthamore e raketore përkatësisht më 6 janar dhe 7 shkurt.