PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shangai, kopshte në çati për të shtuar gjelbërimin
2016-04-05 21:00:21 CRI Komenti juaj Printoni

Në Shangai po ndërtohen kopshte në çati për të shtuar gjelbërimin.

Bashkia e qytetit kinez është zotuar ta shtojë katër herë sipërfaqen e gjelbër për frymë në 5 vjetët e ardhshëm.

Punëtorët kanë mbjellë qershi dhe pjeshkë, si edhe perime të ndryshme, në çatinë e një ndërtese pesëkatëshe zyrash në distriktin Jingan.

Inxhinieri Li Xiangmao u shpreh se kopshte të tilla do të krijohen në një numër ndërtesash të tjera anekënd qytetit. Sipas tij, përveç gjelbërimit, kopshtet në çati do të ndihmojnë edhe për të freskuar ndërtesat në verë, duke kursyer energjinë, si edhe për të pastruar pluhurin dhe për të rritur lagështinë.

Shangai planifikon të ndërtojë 400 mijë metra katrorë kopshte në çati këtë vit. Projekti përfshin edhe mbjelljen e bimëve kacavjerrëse në muret e jashtëm dhe në shtyllat e autostradave.

Objektivi është shtimi me 2 milionë metra katrorë i sipërfaqes së gjelbër deri në vitin 2020.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China