PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Dokumenteve të Panamasë", mijëra islandezë kërkojnë rrëzimin e qeverisë
2016-04-05 10:00:52 CRI Komenti juaj Printoni

Mijëra islandezë u mblodhën përpara parlamentit të hënën në mbrëmje për të shprehur zemërimin e tyre kundër qeverisë pas publikimit të "Dokumenteve të Panamasë", të cilat tregojnë se kryeministri Sigmundur David Gunnlaugsson dhe dy anëtarë të tjerë të kabinetit kanë lidhje me kompani të regjistruara në parajsat fiskale.

Policia vendosi një kordon hekuri për t'i mbajtur protestuesit larg ndërtesës së parlamentit. Pas fjalës së organizatorit, protestuesit kërkuan në kor shkarkimin e qeverisë së tanishme, u ranë daulleve dhe hodhën banane, letër higjienike dhe kuti me kos në drejtim të ndërtesës së parlamentit.

Demonstrata që u organizua përmes mediave sociale, bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme.

"Qeveria duhet të respektojnë rregullat themelore të demokracisë dhe të dorëhiqet e gjitha. Prandaj, ne tani kërkojmë zgjedhje!" tha organizatori në një deklaratë në Facebook.

Faktet e rrjedhur nga "Dokumentet e Panamasë" tregojnë se Gunnlaugsson është bashkëpronar i kompanisë Wintris Inc së bashku me bashkëshorten Anna Sigurlaug Palsdottir, së cilës i shiti për 1 dollar të gjitha aksionet. Skandali thellohet më shumë pasi Gunnlaugsson nuk ka deklaruar interesin në këtë kompani kur u zgjodh deputet në vitin 2009. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China