PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Nanjing, mbledhje e grupit të punës së G20-s, për tregti dhe investime
2016-04-05 10:00:06 CRI Komenti juaj Printoni

Nisi të hënën në Nanjing mbledhja dyditore e grupit të punës së G-20-s për Tregti dhe Investime. Përfaqësues të vendeve anëtare të G20-s, si Spanja, Holanda, Singapori, Zelanda e Re, Senegali Egjipti, etj, si dhe të OBSH-së, Bankës Botërore, FMN-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare ishin të pranishëm në takim.

Në ceremoninë e hapjes zëvendësministri kinez i tregtisë, Wang Shouwen tha se Kina do të vazhdojë të forcojë bashkëpunimin në kuadër të mekanizmit të G20-s, të promovojë rritjen e tregtisë globale, si dhe të mbështesë zhvillimin e sistemit shumëpalësh të tregtisë.

G20-ja, si forumi kryesor i bashkëpunimit ekonomik ndërkombëtar duhet të japë ndihmesë në forcimin e këtij bashkëpunimi, tha ministri i tregtisë. " Sot dhe nesër me diskutimet tona do të hapim rrugën për axhendën e këtij viti në bashkëpunimin tregtar.Si vend kryesues i rradhës i G20-s , Kina do të bëjë përpjekje për gjithëpërfshirje, për të garantuar suksesin e mbledhjes së ministrave të tregtisë së G20-s në muajin korrik si dhe Samitit të shtatorit në Hangzhou" tha ministri kinez i tregtisë.

(Fang Xiaoyu/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China