Ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov dhe homologu i tij amerikan John Kerry shprehën shqetësim serioz mbi përshkallëzimin e situatës në rajonin e diskutueshëm malor të Nagorno-Karabakh dhe kërkuan ndërprerjen e menjëhershme të konfliktit duke nisur nga e hëna, ka deklaruar Ministria e Jashtme ruse.
Deklarata erdhi në një kohë kur përleshjet vdekjeprurëse mes Azerbajxhanit dhe forcave armene mbi këtë territor të diskutueshëm hynë në ditën e tretë të luftimeve, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për paqe.
Gjatë një bisede telefonike, Lavrov dhe Kerry ranë dakord për shtimin e përpjekjeve të palës ruse, franceze dhe ShBA-së, si bashkëudhëheqëset e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Grupin europian të Minsk-ut, për të ndihmuar në zgjidhjen e konfliktit të Nagorno-Karabakh-ut, ka deklaruar Ministria e Jashtme ruse, përmes faqes së saj zyrtare. (Raela)