Kryeministri kinez Li Keqiang nxiti autoritetet financiare dhe tatimore të shpejtojnë procesin e zëvendësimit të taksës së biznesit me TVSH për disa industri në vend.
Shefi i qeverisë i tha këto gjatë vizitës së së premtes në Administratën Shtetërore të Tatimeve dhe Ministrinë e Financave.
Reforma e TVSH-së që nisi nga viti 2012 është një ndër përpjekjet e qeverisë kineze për të forcuar ekonominë reale. Nga 1 maji i sivjetshëm, kjo reformë do të zbatohet në sektorin e ndërtimit, të pasurive të paluajtshme, të financave dhe të shërbimeve.
Kryeministri Li e quajti skemën e TVSH-së, një hap të rëndësishëm në reformën strukturore të ekonomisë së vendit.
TVSH-ja është një tatim i përgjithshëm mbi konsumin e mallrave dhe shërbimeve, propocional me çmimin e tyre, që i ngarkohet në çdo fazë të prodhimit dhe procesit të shpërndarjes çmimit pa tatimin.
Ndërsa, taksa e biznesit aplikohet në bazë të të ardhurave bruto. (Zhang Yan/Albana)