Kina, Koreja e Jugut dhe Japonia do të zhvillojnë bisedime në Seul për një marrëveshje tripalëshe të tregtisë së lirë nga e marta deri të premten.
Ministri koreanojugor i Tregtisë, Industrisë dhe Energjisë Joo Hyung-hwan tha të hënën se raundi i 10-të i negociatave do të fokusohet në çështjet thelbësore lidhur me liberalizimin e mallrave tregtare dhe industrisë së shërbimit.
Pjesë e axhendës janë gjithashtu diskutimet mbi vendin e origjinës, doganat, masat sanitare dhe barrierat teknike në tregti.
Tre vendet kanë mbajtur deri tani 9 raunde bisedimesh që prej nëntorit 2012.
Të kombinuara së bashku, PBB-të e Kinës, Japonisë dhe Koresë së Jugut zënë 20 për qind të PBB-së së botës dhe rreth 70 për qind të totalit të Azisë. (Albana)