PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
INSTAT, Kina partneri i dytë tregtar i Shqipërisë
2016-04-03 10:00:50 CRI Komenti juaj Printoni

Shkëmbimi tregtar me Kinën vitet e fundit ka arritur peshë të konsiduerueshme duke zënë 7,1 % të totalit të shkëmbimeve tregtare në muajin shkurt, citon ATSH Institutin e Statistikave të Shqipërisë.

Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë Kinën si partnerin e dytë tregtar, duke theksuar se tregtia është e orientuar importeve dhe se mallrat kineze preferohen në tregun shqiptar për shkak të çmimit të ulët të tyre.

Për këtë periudhë, eksportet drejt Kinës arritën në 221 milionë lekë nga 622 që ishin në të njëjtën periudhë të vitit 2015. Ndërsa importet arritën vlerën e 3,984 milionë lekëve nga 3.712 milionë lekë që ishin në shkurt të 2015-ës.

Shqipëria importon nga Kina importohen makineri, pajisje, pjesë këmbimi, materiale ndërtimi, metale, si dhe tekstile dhe këpucë, ndërsa eksportohen kryesisht minerale. Marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve pritet të forcohen më tej.(ATSH)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China