PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi: një sistem i sigurisë bërthamore me barazi, bashkëpunim dhe interesa reciproke
2016-04-02 08:39:08 CRI Komenti juaj Printoni

Në Samitin e 4-t të Sigurisë Bërthamore, në Uashington presidenti i Kinës Xi Jinping mbajti fjalimin me temë "Të forcohet sistemi i sigurisë bërthamore ndërkombëtare dhe të  nxitet administrimi i sigurisë bërthamore globale", në të cilin shtjelloi politikën e Kinës për sigurinë bërthamore dhe paraqiti përparimin e saj në këtë fushë, duke e vënë theksin te objektivat e Kinës në  forcimin e sigurisë bërthamore të saj dhe në bashkëpunimin ndërkombëtar. 

Xi vuri në dukje se në samitin e tretë të sigurisë bërthamore të zhvilluar në Hagë, ai vuri theksin në krijimin e një sistemi të sigurisë bërthamore me barazi, bashkëpunim dhe interesa  reciproke. "Për këtë qëllim duhet të shtojmë angazhimin politik, të arrijmë konsensus mendimesh, të krijojmë marrëdhënie të reja ndërkombëtare bashkëpunuese me interesa  reciproke, duke nxitur administrimin e sigurisë globale", theksoi presidenti Xi. 

Ai vuri në dukje se duhet të forcohet përgjegjësia ndaj sigurisë bërthamore, të zbatohet strategjia e sigurisë bërthamore, për të krijuar një mbrojtje të qëndrueshme dhe afatgjatë. 
Xi theksoi se Kina do të vazhdojë të forcojë sigurinë e saj bërthamore, të promovojë bashkëpunimin ndërkombëtar,  do të zbatojë planin e veprimit për sigurinë e burimeve radioaktive, si dhe do të mbështesë nismat për luftën kundër terrorizmit bërthamor.  (Vera/ Eda Merepeza) 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China