20160401xi-obama_1 |
Presidenti i Kinës Xi Jinping tha të enjten në Uashington se vendi i tij nuk do të pranojë asnjë veprim që shkel sovranitetin dhe dëmton interesat e sigurisë nën petkun e lirisë së lundrimit.
Duke adresuar problemin e Detit të Kinës Jugore gjatë takimit me homologun amerikan Barack Obama, Xi nënvizoi se Pekini respekton lirinë e lundrimit dhe të fluturimit të vendeve të tjera sipas ligjit ndërkombëtar.
Në Uashington presidenti Xi Jinping takoi edhe presidenten e Koresë së Jugut Park Geun-hye. Gjatë takimit ai bëri thirrje për dialog për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në Gadishullin Korean.
"Plana kineze është gati të zhvillojë përpjekje konstruktive për të rinisur dialogun brenda kornizës së bisedimeve gjashtëpalëshe," tha Xi.
Ndërsa për Korenë e Veriut udhëheqësi kinez u bëri thirrje të gjitha palëve për të zbatuar me rreptësi rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Në ditën e tij të parë në Uashington Xi foli edhe për gjendjen e ekonomisë globale. Ai tha se asnjë vend nuk duhet t'i stimulojë eksportet duke zhvlerësuar monedhën nën sfondin e rimëkëmbjes së ngadaltë ekonomike globale dhe turbullirave në tregjet financiare.
Xi nënvizoi se dy ekonomitë më të mëdha të botës duhet të forcojnë bashkëpunimin e politikave të tyre makroekonomike dhe së bashku të nxitin një ekonomi botërore më të fortë, më të qëndrueshme dhe me rritje të balancuar. (Leftion Peristeri)