20160331win.m4a |
Vitet e fundit, marrëdhëniet ekonomike tregtare midis Kinës dhe Republikës Çeke kanë shënuar përparim të shpejtë. Me gati 300 milionë dollarë amerikanë investime, ndërmarrjet kineze kanë krijuar mbi 3000 vende pune. Në nëntorin e vitit të kaluar, të dyja vendet nënshkruan 'Memorandumin e Bashkëpunimit Ndërqeveritar' për nxitjen e ndërtimit të Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit dhe të Rrugës Detare të Mëndafshit të Shekullit të 21-të, të njohur ndryshme si nisma Një brez, një rrugë. Gjatë vizitës së presidentit kinez Xi Jinping, është nxitur në mënyrë të mëtejshme bashkëpunimi dypalësh në fushën ekonomike tregtare, të investimeve etj.
Deri në marsin e vitit të kaluar, Republika Çeke u bë partnerja e dytë më e madhe tregtare e Kinës në Europën Qendrore e Lindore. Ndërsa, Kina është partnerja më e madhe tregtare e Çekisë jashtë Bashkimit Europian. Pavarësisht rrethanave të ngadalësimit të rigjallërimit të ekonomisë globale, vëllimi tregtar midis dy vendeve arriti vitin e kaluar në 11 miliardë dollarë amerikanë.
Sekretarja e përgjithshme e Konfederatës të Industrisë të Çekisë, Dagmar Kuchtova u shpreh se ndërmarrjet kineze do të gjejnë në Çeki një mjedis të mirë investimi.
"Situata e qëndrueshme politike dhe ekonomike në vendin tonë është kusht i favorshëm për investimet kineze. Kemi edhe shumë talente në fushën e teknologjisë së informacionit, të cilët mund të punësohen në kompanitë kineze me një rrogë më të ultë në krahasim me ato të Europës Perëndimore. Sigurisht që ndërmarrjet kineze mund të përfitojnë edhe nga politikat specifike të qeverisë sonë si dhe mbështetja tatimore", shtoi znj. Dagmar
Herët në vitin 2005, kompania ZTE, një ndër përfaqësuesit kryesorë të investitorëve kinezë jashtë vendit, krijoi një degë në Republikën Çeke për biznesin e pajisjeve të telekomunikacionit, të krijimit të rrjeteve qeveritare e të ndërmarrjeve dhe të celularëve. Pas zhvillimit mbi 10 vjeçar, është thelluar edhe bashkëpunimi midis ZTE-së dhe kompanive vendore çeke në fushën e teknologjisë së telekomunikacionit. Bashkë me partnerë çekë, ZTE-ja ka marrë pjesë në projektin e infrastrukturës urbane për ndërtimin e rrjetit të telekomunikacionit, duke shënuar përparim të vazhdueshëm dhe nxjerrë në treg serish telefonash celularë.
Sipas kryemenaxherit të degës së ZTE-së në Çeki, Wang Houbao, Kina ndodhet në fazën e ndryshimit të strukturës industriale dhe më shumë ndërmarrje do të dalin jashtë vendit për të gjetur shanse biznesi.
Gjatë vizitës së udhëheqësit kinez, janë nënshkruar në Pragë 20 marrëveshje dhe kontrata për thellimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar dhe të investimeve financiare.
Qeveria çeke shpalli gjithashtu zhvillimin e marrëdhënieve me Kinën në fushën diplomatike dhe të eksportit. Pritet që të dyja vendet të përfitojnë më shumë brenda nismës "Një brez, një rrugë" dhe kornizës së '16+1'.