PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina: Zgjidhje thelbësore për problemin e refugjatëve
2016-03-31 20:19:22 CRI Komenti juaj Printoni

Zv.përfaqësuesi i Kinës në Zyrën e OKB-së në Gjenevë dhe në organizata të tjera ndërkombëtare, Fu Cong, u shpreh të mërkurën se refugjatëve sirianë duhet të jepet ndihmë e përkrahje dhe se nuk duhet të trajtohet problemi i tyre pa marrë parasysh çështje të tjera përkatëse.

Duke folur në një takim të nivelit të lartë mbi problemin e refugjatëve sirianë, Fu Cong theksoi se bashkësia ndërkombëtare dhe veçanërisht palët përkatëse duhet të rishikojnë seriozisht burimin e problemit të refugjatëve, të marrin masa konkrete dhe të shpejtojnë procesin e zgjidhjes politike, për të ndihmuar lidhur me rindërtimin dhe zhvillimin e Sirisë dhe për të ndihmuar refugjatë sirianë të kthehen sa më parë në shtëpitë e tyre. Kjo është zgjidhja thelbësore e krizës së refugjatëve sirianë.

Fu Cong bëri të ditur që, nëpërmjet OKB-së, Kina ka ofruar ndihmë humanitare prej 685 milionë juanësh për Lindjen e Mesme, duke përfshirë edhe Sirinë. Në fillim të këtij viti, kur kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping vizitoi Lindjen e Mesme, ai shpalli që Kina do të ofrojë 230 milionë juanë për popullin sirian. Ndërkohë, muajin e kaluar, ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi shpalli dhënien e një ndihme prej 10 mijë tonësh drithë për të zbutur problemin e mungesës së ushqimit në Siri.

Fu shtoi gjithashtu se Kina është e gatshme të japë ndihmë brenda mundësive, do të vazhdojë të luajë rol konstruktiv për zgjidhjen politike të problemit sirian dhe do të japë kontribut për një zgjidhje të përhershme të problemit të refugjatëve sirianë. (Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China