PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina, Çekia nënshkruajnë marrëveshje me vlerë 4 miliardë dollarë
2016-03-31 08:46:51 CRI Komenti juaj Printoni

 

Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe homologu i tij çek Milos Zeman morën pjesë të mërkurën në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomiko Tregtar midis dy vendeve. Në fjalimin e tij presidenti Xi tha se "miqësia tradicionale ka hyrën në epokën e re të bashkëpunimit ekonomiko tregtar midis Kinës dhe Çekisë". Po më atë ditë, udhëheqësit e të dy vendeve ishin të pranishëm gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve tregtare me vlerë prej 95 miliardë koronash çeke (afro 4 miliardë dollarë amerikanë).

Presidenti Xi theksoi se bashkëpunimi ekonomik tregtar midis Kinës e Çekisë ka shumë pika të interesave. "Të dyja palët duhet të nxitin bashkërendimin dhe të forcojnë lidhjen e epërsive dhe të krijojnë mënyra të reja bashkëpunimi e nxitin zhvillimin ekonomik tregtar."

Po më atë ditë, udhëheqësit e të dy vendeve ishin të pranishëm gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së partneritetit midis kompanisë Skoda dhe Grupit të Industrisë së Makinave të Shangait. Mësohet se kjo marrëveshje do të lehtësojë tërheqjen disa qindrave milionë euro investimesh për shfrytëzimin dhe studimin e teknologjisë së re.

Presidenti i Çekisë Milos Zeman tha në fjalimin e tij se bashkëpunimi midis Çekisë dhe Kinës po jep rezultate në fusha të ndryshme. "Republika Çeke i mirëprit ndërmarrjet kineze të shtojnë investimet për të nxitur bashkëpunimin me përfitime të ndërsjella mes dy vendeve tona," tha Zeman. (Çang Çuo/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China