PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shantou-Durrës, diskutohet vendosja e linjës direkte detare
2016-03-31 16:21:57 CRI Komenti juaj Printoni

Zyrtarë nga Kina dhe Shqipëria po diskutojnë vendosjen e një linje të drejtpërdrejtë detare të transportit të mallrave midis portit të Shantou-t dhe atij të Durrësit. Lajmin e bëri të ditur kreu i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i cili po viziton Kinën.

"Fluksi i tregtisë ndërmjet dy qyteteve tona nuk është i lartë dhe sot ai kryhet nëpërmjet porteve tranzite dhe në Europë ndërmjet portit të Pireut. Mendojmë që fluksi duhet të jetë i drejtpërdrejt mes Shantou-t dhe Durrësit, pa ndërmjetësinë e porteve të tjera," tha Dako, duke folur për CRI Shqip.

Ai gjithashtu vlerësoi nisën e Kiës "Një brez, një rrugë".

"Terminali i Shantou-t dhe ai i Durrësit takohen dhe mendoj se ne duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi për të rritur infrastrukturën dhe kapacitetet e dy porteve tona."

Dako kujtoi se qeveria shqiptare ka hapur garën për ndërtimin e zonave industriale ku janë të ftuar të marrin pjesë të investitorë nga e gjithë bota, përfshirë dhe Kinën. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China