PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina, Republika Çeke vendosin marrëdhënie partneriteti strategjik
2016-03-30 14:51:51 CRI Komenti juaj Printoni
Fjala kyçe: 战略---Zhàn luè---Strategjik

Kina dhe Republika Çeke ranë dakord të martën të vendosin marrëdhënie të partneritetit strategjik. Nënshkrimi i marrëveshjes u bë nga udhëheqësit e të dy vendeve.

Presidenti çek Milos Zeman u takua të martën paradite me homologun e tij kinez Xi Jinping që ndodhet në Pragë për vizitë treditore. Të dyja palët ranë dakord t'i ngrenë marrëdhëniet dypalëshe në nivelin e partneritetit strategjik.

Para nisjes së bisedimeve, presidenti Zeman zhvilloi një ceremoni solemne mirëseardhjeje në pallatin presidencial për nder të presidentit të parë kinez që viziton Republikën Çeke.

Ceremonia 15 minuta shënoi dhe "tre të para" në histori. Kjo është ceremonia e parë e mirëseardhjes që presidenti çek zhvillon në oborrin e brendshëm të rezidencës, ceremonia e parë mirëseardhjes për udhëheqës të huaj dhe ceremonia e parë ku u qëllua 21 herë me top dhe u zhvillua një parakalim i kuartetit të ushtrisë.

Në bisedimet që zgjatën një orë, udhëheqësit e dy vendeve shkëmbyen thellësisht mendime mbi problemet ndërkombëtare dhe rajonale si dhe mbi marrëdhëniet kino-çeke, kino-europiane dhe bashkëpunimin midis Kinës dhe Europës Qendrore e Lindore.

Ata ranë dakord për vendosjen e marrëdhënieve të partneritetit strategjik midis dy vendeve për të ndarë më shumë interesa të përbashkët dhe me thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Në konferencën e shtypit presidenti Xi Jinping u shpreh se Kina do të ndërmarrë programe të mëdha bashkëpunimi me Republikën Çeke:

"Kemi nënshkruar marrëveshje të përbashkët, duke përcaktuar rolet tona si partnerë strategjikë, gjë që vë në pah drejtimin politik të zhvillimit të marrëdhënieve midis dy vendeve. Ishim të pranishëm edhe në ceremoninë e nënshkrimit të një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi në fushën e aviacionit, të shkencës, të turizmit etj. Autoritetet e Kinës kanë miratuar nisjen e fluturimit direkt nga Shangai në Pragë. Të gjithë këto rezultate do të nxisin zhvillimin e vrullshëm të marrëdhënieve tona, duke u sjellë përfitime konkrete të dy popujve."

Mësohet gjithashtu se u nënshkruan 10 marrëveshje bashkëpunimi ndërqeveritar, në të cilat të dyja palët ranë dakord që të ndërlidhen nismën e Kinës "Një brez e një rrugë" dhe strategjinë e zhvillimit të Çekisë, si dhe të përpilohet programi i përbashkët për të drejtuar zhvillimin e bashkëpunimit real në të ardhmen e afërt, të forcohet bashkëpunimi në fushën e manufakturës, të ndërlidhjes dhe të gjenden pika të reja rritjeje të shkëmbimeve ekonomiko-tregtare duke shfrytëzuar risitë e të dy vendeve.

Në konferencën e shtypit, Xi Jinping-u vuri në dukje se Republika Çeke është një ndër vendet më të mëdha në Europën Qendrore e Lindore dhe anëtare e rëndësishme e Bashkimit Europian.

Kina shpreson se të dyja palët do të vazhdojnë bashkëpunimin brenda kornizës '16+1' midis Kinës dhe Europës Qendrore e Lindore dhe Kinës e BE-së.

Ndërsa presidenti Zeman tha se vendi i tij dëshiron të thellojë besimin e ndërsjellë politik dhe bashkëpunimin me leverdi reciproke me palën kineze.

Çekia do të luajë një rol aktiv në nxitjen e bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore, duke shërbyer si porta dhe nyja kyçe e Kinës për t'u futur në tregun e Bashkimit Europian në fushën financiare, të shkëmbimeve dhe të logjistikës.

Po të martën, udhëheqësit e dy vendeve u takuan me të rinj lojtarë të hokejit në akull dhe futbollistë të të dy vendeve.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China