PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Një brez, një rrugë", forcohet bashkëpunimi financiar kino-çek
2016-03-30 10:10:27 CRI Komenti juaj Printoni

Komisioni Rregullator Bankar i Kinës dhe Banka Qendrore çeke zhvilluan në Pragë Forumin e Bashkëpunimit Financiar "një brez një rrugë". Të dyja palët janë të mendimit se nisma "Një brez, një rrugë" do të forcojë më tej bashkëpunimin financiar mes dy vendeve.

Kreu i Komisonit Rregullator Bankar i Kinës Shang Fulin tha se zbatimi i nismës "Një brez, një rrugë" do të zgjerojë hapësirat e bashkëpunimit financiar dypalësh. Pala kineze, shtoi ai, mirëpret institucionet financiare çeke dhe të vendeve apo rajoneve të tjera përgjatë "Një brez, një rrugë" të hapin filialet e tyre në Kinë.

Shang shtoi se me përkrahjen e qeverisë çeke, filiali i Bankës së Kinës në Pragë u hap në gushtin e vitit 2015, dhe gjithashtu edhe biznesi i kredisë konsumatore i kompanisë "homecreditcfc" pranë Korporatës Çeke PPF ka përfshirë shumë zona të Kinës.

Guvernatori i Bankës Qendrore çeke Miroslav Singer tha se nisma "një brez, një rrugë" ofron potencial bashkëpunimi midis Kinës dhe Republikës Çeke, dhe dy institucionet do të nxitin zhvillimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit financiar.

Kohët e fundit, dy institucionet nënshkruan "marrëveshjen e bashkëpunimit dhe të administrimit mbi krizën ndërshtetërore". (Vera/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China