Pas sulmit vetëvrasjes me bombë në një park të kryeqytetit të provincës Punjab të Pakistanit, forcat paraushtarake kanë nisur një operacion të gjerë kundër terrorizimit. Deri tani kanë vdekur të paktën 5 terroristë, ndërsa janë arrestuar mbi 600 të dyshuar.
Që mbrëmjen e sulmit, autoritetet Pakistanit kërkuan hyrjen e trupave paraushtarake. Deri tani ato kanë arrestuar mbi 600 të dyshuar. Gjatë operacionit, është këmbyer dy herë zjarr, duke lënë të vdekur deri tani të paktën pesë terroristë.
Zëdhënësi i ushtrisë së Pakistanit tha se gjatë operacionit janë sekuestruar shumë armë dhe municione.
Një degë e Talibanëve e quajtur "Jammat-ul-Ahrar" mori përsipër sulmin në Lahore. (Fang Xiaoyu/Leftion Peristeri)