Raportohet se një avion pasagjerësh i kompanisë Egypt Ait është rrëmbyer dhe detyruar të ulet në një aeroport të Qipros.
Avioni u nis nga aeroporti i Aleksandrisë në Egjipt dhe pas kërcënimit nga të paktën një person i armatosur u detyrua të ulet në aeroportin e Larnaca të Qipros.
Në bordin e avionit 82 pasagjerë që u nisën nga Aleksandria për në Kajro.
Lajmi është konfirmuar nga ministria egjiptiane e Aviacionit Civil dhe radioja shtetërore e Qipros. (Leftion Peristeri)