Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua të hënën me homologun çek Milos Zeman në Lany Chateau, në perëndim të Pragës.
Kreu i shtetit Xi në fjalën e tij theksoi se kjo është vizita e tij e parë në një vend të Europës Qendrore e Lindore si president, si dhe vizita e parë e një presidenti kinez në Çeki, pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dypalëshe.
Pas 60 vjet marrëdhëniesh diplomatike mes dy vendeve, situata ndërkombëtare ka ndryshuar shumë dhe të dy vendet tona kanë kaluar vështirësi, por miqësia dhe bashkëpunimi kanë qenë në qendër të këtyre marrëdhënieve, tha Xi. Ai theksoi se në vitin 2015, Kina dhe Çekia kanë nëshkruar memorandumin e mirëkuptimit për ndërtimin e "një brez, një rrugë", duke vënë bazat e një bashkëpunimi të mirë në të ardhmen.
Ndërsa presidenti Zeman u shpreh se Çekia i kushton një vëmendje të madhe marrëdhënieve me Kinën, nxit zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fusha me përparësi si dhe vlerësoi përparimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
(Fang Xiaoyu/ Eda Merepeza)