Presidenti i Kinës Xi Jinping u nis sot (e hënë) për një vizitë zyrtare në Republikën Çeke, me ftesë të homologut Milos Zeman. Pas kësaj vizite, Xi do të shkojë në Uashington për të marrë pjesë në Samitin e 4-t të Sigurisë Bërthamore, me ftesën e presidentit amerikan Barak Obama.
Presidentin e shoqërojnë në këtë vizitë anëtarët e Byrosë Politike të Komitetit Qendror, Wang Huning dhe Li Zhanshu dhe anëtari i Këshillit të Shtetit, Yang Jiechi. (Wang Lei)