PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Linja hekurudhore që kalon mes Çekisë dhe Kinës, rrit tregtinë
2016-03-28 09:16:12 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet çeke thonë se linja hekurudhore që kalon mes vendit të tyre dhe Kinës është një lidhje kyçe në planet e ardhme për ta kthyer Çekinë në një qendër tregtare për Kinën në Europën Lindore.

Ky shërbim nisi në vitin 2012.

Destinacioni përfundimtar është në Wuhan të Kinës.

Përpara se të mbërrijë në Çeki, linja përshkon Kazakistanin, Rusinë, Bjellorusinë dhe Poloninë.

Jan Kohout, këshilltar i presidentit çek Milos Zeman, tha se shërbimi ekzistues u ofron kompanive kineze mundësi të shumta nëse duan të bëjnë biznes në Europën lindore.

"Ajo që ne do të donim të ndërtonim, ashtu siç është shprehur disa herë edhe nga kryeministri i vendit, për shkak të pozicionit të saj strategjik si qendër e Europës, qasja dhe infrastruktura janë një mundësi e mirë jo vetëm për investitorët, por edhe për kompanitë kineze që janë të gatshme të merren me logjistikën dhe transportin."

Shërbimi i trenave të mallrave, që kalon ndërmjet Kinës dhe Çekisë çdo 2 javë, është një "arterie" jetike për makineritë e prodhuara në Europë, automjetet dhe pjesë të tyre si dhe produktet mjekësore drejt Kinës. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China