Atasheu ushtarak i Ambasadës së Kinës në Shqipëri, koloneli i lartë Liu Xingjiang, u takua të premten me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit të Shqipërisë Haki Çako. Të dyja palët shkëmbyen mendime mbi sigurinë e biznesit dhe të qytetarëve kinezë në Shqipëri.
Z. Liu vuri në dukje se Kina dhe Shqipëria kanë një miqësi tradicionale. Vitet e fundit marrëdhëniet tregtare mes të dy palëve janë zhvilluar shpejt. Në të ardhmen më shumë kompani kineze do të vijnë për të investuar në Shqipëri dhe për të marrë pjesë në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Ambasada kineze e vlerëson lart sigurinë e kompanive dhe të stafit kinez në Shqipëri dhe shpreson të bashkëpunojë me policinë shqiptare për këtë qëllim, u shpreh atasheu ushtarak i ambasadës kineze në Tiranë Liu Xingjiang.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako u shpreh nga ana e tij se të dyja vendet kanë një miqësi të thellë tradicionale dhe tani bashkëpunimi mes tyre në fusha të ndryshme është bërë gjithnjë e më i ngushtë. Çako tha se policia shqiptare ka për detyrë të mbrojë sigurinë e bizneseve dhe të qytetarëve kinezë në Shqipëri dhe dëshiron të bashkëpunojë me palën kineze për këtë qëllim, duke nxitur edhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënive dypalëshe.