Grupi i grave të Ambasadës Kineze në Shqipëri mori pjesë në "Ditën e Kinës" të Shkollës së Lartë Ndërkombëtare të Tiranës (ShLNT).
Salla ku u zhvillua veprimtaria ishte e zbukuruar me postera lidhur me Kinën dhe me punime zejtarie kineze. Studentët folën lidhur me gjeografinë, pamjet natyrore, kulturën dhe historinë kineze, si edhe kishin organizuar një shfaqje të vogël. Pjesëtaret e grupit të grave të Ambasadës Kineze dhuruan postera, gota me flamurin kinez dhe atë shqiptar, suvenire me karakteristika kineze dhe ushqime kineze.